Një i vdekur në aksidentin në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Sot në orët e para të mëngjesit si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Ferizaj ka humbur jetën një qytetar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili ka thënë se në aksident është përfshirë një automjet në lëvizje.

“Me datë 04.10.2020 rreth orës 03:50, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, është shkaktuar një aksident trafiku rrugor, ku është përfshirë një automjet në lëvizje. Raportohet se një person i gjinisë mashkullore ka humbur jetën dhe një tjetër ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK”, ka thënë Hoxha.

Tutje Hoxha ka apleuar te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilent gjatë drejtimit të automjeteve, ‘sepse vetëm duke shtuar kujdesin dhe respektuar rregullat ne trafik mund të evitohen rastet e tilla tragjike të  humbjes së jetëve njerëzore’.