Një i vdekur me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit

Instituti i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot është një rast i vdekjes me COVID-19.

Rasti i vdekjes, sipas IKShPK-së, është nga komuna e Ferizajt dhe është i moshës 63 vjeçare.

Numri total i rasteve pozitive është 107,336 raste nga 602,319 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,242 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102,107 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,987.