COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Një i vdekur dhe 26 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes me COVID-19.

Kurse, nga 752 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 249 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,822,352 doza të vaksinës, prej tyre 820,520 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Derisa, janë dhënë 100,125 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.