Një i shëruar në Gjilan nga coronavirus

Komuna e Gjilanit ka regjistruar sot një person të shëruar nga kjo komunë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook ka thënë se gjatë ditës së sotme nuk është raportuar ndonjë rast i ri me coronavirus ndërsa një person është shëruar dhe është dërguar në shtëpi nga Klinika Infektive.

Gjithshtu Kryetari Haziri, ka njoftuar edhe se nga 27 rastet e prekura me coronavirus, 18 janë shëruar plotësisht.

“Vazhdojmë me masa strikte kundër përpahjes së virusit. Respektoni masat. Ma mirë rriNshpi se me e kalu pandeminë n’burg!”, ka përfunduar njoftimin Haziri.

Në Kosovë, numri total i të prekurve me coronavirus është 449, të shëruar janë 79 ndërsa viktima 12.