Foto: Ilustrim

Një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë, në vendin e ngjarjes Policia gjen një “Kallashnikov” dhe një armë të shkurtë

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur sot, më 29.05.2024, në Prishtinë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 11:30 në rrugën “Mbretëresha Teutë“.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri (një “AK -47” dhe një armë të shkurtër).

Sipas zëdhënëses, personi i lënduar ndodhet në tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore lidhur me rastin.