Foto: Ilustrim

Një grua rrihet nga burri i saj

Një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe rastin e ka lajmëruar në Policinë e Kosovës. Siç njofton Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, gruaja ka deklaruar se është rrahur burri i saj, e që për pasojë i është nevojitur tretmani mjekësor. Policia, njofton gjithashtu, se për rastin janë duke vijuar hetimet.