Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Një ditë pasi u zgjodh nënkryetar, Hoxhaj: Do të mbetëm vetëm deputet

Ish-kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, një ditë pasi emri i tij u votua si nënkryetar partie, ka thënë se ai do të respektoj një qëndrim të PDK-së, që deputetet të mos jenë pjesë e kryesisë së re.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se do të mbetet vetëm deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Faleminderit kryetarit Krasniqi dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të PDK-së për besimin e dhënë që të jem pjesë e kryesisë së re të partisë dhe njëri nga nënkryetarët e saj”, tha ai.

“Me të drejt u diskutua dje dhe sot nëse po shmangej me përfshirjen time një parim i vendosur që deputetët të mos përfshihen në kryesinë e re. Në vijëmësi të qëndrimit të shprehur edhe në Konventën e zgjedhjes së kryetarit të ri që PDK ka nevojë të hapet, të afrojë njerëz të ri dhe reformohet, unë do ta respektoj këtë parim dhe do të mbetem vetëm deputet”, deklaroi Enver Hoxhaj.

Hoxhaj premtoi angazhim dhe përkrahje për PDK-në për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Është koha që ekipi i ri e kryesia e sapo votuar të punoj dhe angazhohet për ta rikthyer PDK-në si forca e parë politike. Do të angazhohen me tërë qenien time për ta ndihmuar partinë si dhe kandidatët tonë në zgjedhjet lokale”, tha ai.

Dje, PDK zgjodhi sekretarin e ri, katër nënkryetarë dhe 27 anëtarë të kryesisë së re.

Këta janë 27 anëtarët e kryesisë së re të PDK-së

Por, pati edhe pakënaqësi me përbërjen e re të kryesisë së PDK-së.

Pakënaqësi në PDK rreth emrave të propozuar për kryesinë e re

www.kallxo.com