Zgjidhen sekretari dhe nënkryetarët e PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se pas një diskutimi të gjatë me Këshillin e Përgjithshëm të partisë, është zgjedhur sekretari i ri dhe katër nënkryetarë.

“Sekretar i Përgjithshëm do të jetë Bajrush Xhemaili, nënkryetarë  Vlora Çitaku, Uran Ismaili, Enver Hoxhaj dhe Ramë Buja”, tha Krasniqi para mediave të enjten mbrëma.

Ai e ka mohuar se gjatë mbledhjës ka pasur tensione ndërsa tha se 16 vota kanë qenë kundër, 3 abstenime ndërsa të tjerët pro.

Ndërkohë, derisa PDK mbante mbledhjen për zgjedhjen e sekretarit, nënkryetarëve dhe kryesinë e re, ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka reaguar në Facebook.

Pakënaqësi në PDK rreth emrave të propozuar për kryesinë e re

www.kallxo.com