Këta janë 27 anëtarët e kryesisë së re të PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur kryesinë e re prej 27 anëtarësh.

Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka thënë se emrat e rinj do ta përcjellin PDK-në drejt fitoreve të reja.

Ai të enjten para mediave ka lexuar edhe emrat e kryesisë së re.

“Anëtarë të kryesisë do të jenë: Bernard Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Qollaku, Nexhat Demaku, Besa Kabashi Ramaj, Evgjeni Thaci Dragusha, Adri Nurellari, Sokol Bashota, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj, Blerand Stavilieci, Myzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtim Gashi dhe Safete Hadergjonaj, ndërsa Donjet Bislimi është kryetar i rinisë së PDK-së dhe është anëtar ex-officio”, deklaroi Memli Krasniqi.

Shefi i PDK-së ka treguar se partia do t’i ketë katër nënkryetarë dhe një sekretar të ri partie.

“Sekretar i Përgjithshëm do të jetë Bajrush Xhemaili, nënkryetar, Vlora Çitaku, Uran Ismaili, Enver Hoxhaj dhe Ramë Buja”, tha Krasniqi.