KPMM - Foto: Kallxo.com

Një ditë para se të vendoset për shkarkimin e bordit, Jahir Gashi jep dorëheqje nga Bordi i KPMM-së

Një ditë para se të vendosej nga Komisioni për Ekonomi, për shkarkimin e bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), anëtari i këtij bordi, Jahir Gashi, ka dhënë dorëheqje.

Kështu ka bërë të ditur, Ferat Shala, kryesues i Komisionit për Ekonomi.

“Pas marries së kërkesës, kryetari i Kuvendit ia percjell komisionit përgjegjës, andaj sot i kemi ftuar 4 antarët, Jahir Gashi dje ka thënë dorëheqje”- tha ai.

Edhe në janar të këtij viti, deputetët kanë rekomanduar që ky bord të shkarkohet pas problemeve që kanë pasur me kryesuesen si dhe për faljen e borxhit 9 milionësh për ndërmarrjen Ferronikel.

Në dhjetor të vitit 2021, Kuvendi i Kosovës pati zgjedhur bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Selvete Grajqevci Pllana është zgjedhur kryesuese e bordit ndërsa anëtarët e tjerë të këtij bordi përveç Jahir Gashit të dorëhequr, janë edhe Gani Kastrati, Gani Maliqi dhe Rrezarta Pushkolli Makolli.

Bordi i Komisionit për Miniera dhe Minerale është duke raportuar para Komisionit për Ekonomi. Ndër të tjera, siç tha edhe deputeti Armend Muja, ata janë ftuar për të raportuar edhe për faljen e rentës minierare për kompaninë ‘Ferronikeli’.

Vendimmarrja për milionat e “Ferronikeli”-t nga bordi i Qeverisë Kurti – LIVE