Ilustrimi: Këshilli i Europës

Nis fushata kundër shfrytëzimit të fëmijëve - VIDEO

Të shumta janë rastet ku shohim fëmijë të cilët dalin në rrugë në kohë të ndryshme dhe kërkojnë lëmoshë.

Një pjesë e tyre detyrohen ta bëjnë këtë lloj ‘pune’ nga persona të ndryshëm, ndërsa disa nga këta të fundit janë prangosur nga Policia e Kosovës nën dyshimin për trafikim e keqtrajtim të fëmijëve.

Fëmijët të cilët kërkojnë lëmoshë në rrugë, janë të shfrytëzuar dhe të trafikuar ndërsa ju mund ta ndaloni shfrytëzimin e tyre nëse nuk u jepni para.

Paratë që ua jepni fëmijëve lëmoshë-kërkues nuk shkojnë në xhepin e tyre, por të personave të tjerë që i shfrytëzojnë.

Shfrytëzimi, keqtrajtimi dhe trafikimi janë vepra penale të cilat ndëshkohen.

Në raportet ditore të Policisë së Kosovës shumë herë haset në raste ku persona të ndryshëm janë arrestuar pasi kanë shfrytëzuar fëmijët për të kërkuar lëmoshë.

Si shoqëri ne mund të parandalojmë shfrytëzimin, abuzimin dhe trafikimin e këtyre fëmijëve.

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka nisur fushatë kundër shfrytëzimit të fëmijëve.

Raportoni çdo rast në të cilin hasni ju personalisht por edhe nëse shihni raste të tilla.

Raportimet mund t’i bëni në Policinë e Kosovës në numrat 0800 111 112 dhe 192.

Në kuadër të Policisë së Kosovës funksionon departamenti i veçantë për hetimin dhe trafikimin me qenie njerëzore.