Ilustrim Fotofrafia është realizuar në një takim të datës 10 mars 2022

Ngritja e çmimeve të produkteve, Osmani kërkon mbështetje nga ShBA-ja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një takimi me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kërkoi mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në adresimin e pasojave ekonomike nga ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë në Kosovë.

Sipas një njoftimi për media, në takim është diskutuar për zhvillimet në vend, rajon dhe më gjerë nga ndikimet në ekonomi dhe në fushën e sigurisë nga lufta në Ukrainë.

Ajo gjithashtu potencoi se mbështetja e Shteteve të Bashkuara është qenësore për thellimin e raporteve dhe bashkëpunimit me NATO-n duke marrë parasysh synimin legjitim të Republikës së Kosovës për të qenë pjesë e Aleancës veri-atlantike, programit të Partneriteti për Paqe dhe Kartës së Adriatikut.

Ditëve të fundit në Kosovë përveç çmimit të naftës është vërejtur rritje e çmimeve edhe të disa prej produkteve esenciale ushqimore.

Disa nga produktet që ka rritje të cmimeve është vaji, sheqeri dhe mielli.

Vazhdon rritja e çmimit të produkteve esenciale në Kosovë

.