Vjosa Osmani njeriu më i votuar në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani është kandidati më i votuar në Kosovë në këto zgjedhje, sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhje.

Si prijëse e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë hiç me pak se 300 mijë e 788 vota.

Pas Vjosa Osmanit më i votuari në këtë listë është Glauk Konjufca me 200 mijë e 641 vota, pastaj Arben Vitia me 107 mijë e 813 vota, si dhe Donika Gërvalla 71 mijë e 720 vota.

Lëvizja Vetëvendosje së bashku me listën e Vjosa Osmanit ka marrë 438 mijë e 334 vota ose 49. 952 për qind.