Haradinaj: Në ditë feste kemi luftë të sondazheve e propagandës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj publikimit të dy sondazheve natën e sotme, për përqindjen e partive politike në Kosovë.

Njëri sondazh u publikua në RTV Dukagjini, ndërsa tjetrin e publikoi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në lidhje me këtë Haradinaj ka thënë se sot që është ditë feste do duhej të kishte një garë se kush ka ide e plane më të mira, e jo sipas tij, sondazhe e propagandë.

“Shtrenjtim enorm i rrymës e i gjithë artikujve elementarë ushqimor. Kosto e jetesës e papërballueshme për më shumë se gjysmën e popullsisë, e dikush po ka para me pagu sondazhe e rezultatin e tyre! Një hulumtim i thjeshtë i opinionit publik sot kushton prej 25-50 mijë euro! Prej nga këto para?! Më e pakta do të duhej që të interesohej Prokuroria, sa paguajnë dhe prej nga i kanë paratë” – ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.