Nga këto komuna janë rastet e reja me coronavirus

30 persona janë diagonostifikuar me coronavirus sot në Kosovë.

Siç ka njoftuar IKShPK, rastet janë raste kontakti dhe janë të rajoneve të ndryshme, por më së shumti janë shënuar nga komuna e Suharekës.

“11 raste nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimit: 5 raste Krushicë e poshtme, 3 raste Suharekë, 2 raste Reshtan dhe një 1 rast Bukosh), 9 raste me vendbanim në Pjetërshticë-Shtime, 2 raste me vendbanim në Fushë Kosovë, 2 raste me vendbanim në Gjakovë, 2 raste me vendbanim në Gjilan dhe me nga një 1 rast vendbanimet: Zabel i ulët-Drenas, Bokshiq-Klinë, Viti dhe Topanicë-Kamenicë”, është bërë e ditur më tej.

Kurse, sot janë shëruar edhe 9 persona nga COVID-19.

Deri më tani, në Kosovë janë shënuar 510 persona të infektuar me coronavirus, 93 të shëruar dhe 12 viktima.

Në nivel global, numri i personave të prekur me COVID-19 deri më sot është 2,276 mijë e 359, 156 mijë e 118 viktima dhe janë shëruar 582,599 persona.