Nesër mbahet ‘Marshi për Drejtësi’, organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive

Organizatorët e ‘Marshit për Drejtësi’, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, edhe njëherë kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në ‘Marshin për Drejtësi’.

Ky Marsh organizohet për të kërkuar drejtësi për ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që janë duke u gjykuar në Hagë, ndërsa mbahet nesër me fillim nga ora 14:00 në Prishtinë.

Eliza Hoxha, njëra nga organizatoret tha se për këto dy javë sa është bërë fushata për organizim, ftesat për pjesëmarrëje kanë gjetur pëkrahje të jashtëzakonshme.

“E ndjejmë për obligim që të falenderojmë të gjitha pa dallim të cilët na kanë mbështetur për realizimin e këtij marshimi.Marshimi është vetëm një ditë para fillimit të procesit gjyqësor, falenderojmë organizatat e dala nga lufta, familjet e dëshmorëve, të martirëve, partitë politike, tifozeritë sportive, forumet rinore të universiteteve, aleancat e bizneseve, komunat e Kosovës, kryetarët e komunave e të gjithë qytetarët pa dallim” – ka thënë Hoxha.

Ndërsa organizatori tjetër, Ismail Tasholli, tha se qëllimi i marshimit është për të mbrojtur të vërtetën e Kosovës, e që sipas tij, është UÇK-ja.

“Sic e dini e kemi për mission qytetar që të drejtën tonë ta mbrojmë, këtë rast UÇK-në. Ushtria Çlirimtare ka bërë luftë të drejtë, këtë të vërtetë duhet ta ruajmë të gjithë, është e vërteta e Kosovës” – tha ndër të tjera Tasholli.

‘Marshin për Drejtësi’ e ka mbështetur edhe partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, si dhe kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Vetëvendosje thotë se i bashkohet ‘Marshit për drejtësi’