Takimi Kurti- Mustafi. Foto: ZKM.

Nënshkruhet memorandum mes Qeverisë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar sot një memorandum me Këshillin Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës që për qëllim ka përkrahjen financiare dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve.

Zyra e Kryeministrit bëri të ditur se ky memorandum është nënshkruar gjatë një takimit të kryeministrit Kurti me Ragmi Mustafin, kryetar i KNSH-së.

“Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, priti në zyrën e tij kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi, për të nënshkruar bashkë pastaj edhe një Memorandum të Bashkëpunimit”-thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Sipas njoftimit, memorandumi parasheh mbështete të shqiptarëve të Luginës për mbrojtje e të drejtave kombëtare.

“Ky Memorandum Bashkëpunimi ka për qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Luginë të Preshevë”-thuhet në njoftim.

Foto: ZKM.

 

Foto: ZKM.