Arkiv
Nënshkruhen disa marrëveshje mes vendeve të ‘Ballkanit të Hapur’, ftesë e hapur për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”, tha se janë nënshkruar disa marrëveshje gjatë ditës së sotme.
Sipas tij këto marrëveshje janë një rezultat i prekshëm në prag vitit të ri 2022.
“Marrëveshja për tregun e lirë të punës e cila sanksionon mundësinë dhe të drejtën e gjithë qytetarëve të terja vendeve për të pasur akces të menjëhershëm, barabartë për leje të punës dhe qëndrimit. Marrëveshja për sistemin e integruar elektronik të shërbimeve e cila i hap rrugën krijimit të një sistemi të përbashkët elektronik për t’iu dhënë mundësi gjithë qytetarëve që dëshirojnë të marrin shërbime të caktuara duke filluar që nga aplikimet për t`u regjistruar si të pranishëm në vendin tjetër apo lejen e punës e me radhë që ta bëjnë këtë pa lëvizur nga shtëpia ose vendndodhja e tyre përmes smart-phone ose kompjuterit”, tha Rama.
Ai ka përmendur edhe marrëveshjen për importimin e produkteve.
“Dhe marrëveshjet në bllok për t’i hapur rrugën gjithë atyre që prej vitesh ndërveprojnë mes këtyre vendeve si prodhues, si eksportues, importues produktesh dhe që kanë një histori të vështirë pritjesh radhësh, verifikimesh, riverifikimesh, e kështu me radhë duke bërë të mundur që nga janari i vitit të ardhshëm të kalojnë në kufijtë e doganat respektive pa pas nevojë të sigurojnë tri herë të njëjtat dokumente”, tha Rama.
Kryeministri shqiptar shtoi se marrëveshja e bën të mundur që për herë të parë të hapet eksporti i produkteve blegtoriale ku përfshihet edhe ai i kafshëve të gjalla në bazë të reciprocitetit.
“Është lajm i shumë pritur të gjithë ata që janë në fushën blegtorale. Të gjithë këta prodhues të vendeve tona janë të super-interesuara për tregje të reja. Gjitha këto janë marrëveshje të cilat janë as më shumë e as më pak marrëveshje të tregut të përbashkët mes vendeve anëtare të BE bazuar në të njëjtat parime e nevoja të fermerëve. Marrëveshjet e firmosura sot janë prova e prekshme e një fakti shumë të thjeshtë që ‘Ballkani i Hapur’ është një nismë që shtynë përpara çka është diskutuar në ‘Procesin e Berlinit’, e asnjëherë nuk janë realizuar”, shtoi Rama.
Rama tha se e kanë shpallur këtë nismë si gjithëpërfshirëse.
“Kjo është arsyeja pse në të gjitha rastet ne nuk mungojmë të ftojmë tre palët e tjera të rajonit të na bashkohen për të mirën e secilës palë dhe për të mirën e qytetarëve të secilit prej gjashtë pjesëmarrësve në përpjekjen për ta çuar përpara ekonominë dhe shoqërinë e Ballkanit perëndimor. Komisioni Evropian e mbështet ‘Ballkanin e Hapur’ dhe fton të tre vendet e tjera t`i bashkohen. Nëse e vutë re komisioneri e nënvizoi me keqardhje dështimin e tregut të përbashkët si proces që u ndërtua bazuar tek konsensusi”, përfundoi ai.
Edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se në kuadër të kësaj iniciative duan t`i shkëmbejnë trusitët e tri vendeve.
“Ne duam të shikojmë më shumë turistë nga Tirana, Shkupi të vijnë në Novi Sad dhe si ju të keni turistë nga Serbia në detin e Shqipërsië e liqenet e Maqedonisë së Veriut. Kjo punë që ne po bëjmë ka të bëjë me rezultatet e prekshme të qytetarëve tanë”, tha ai.
Vuçiq, ka shprehur respekt për gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe u shpreh se do t`i mirëpres në Serbi dhe kërkoi që Serbinë ta shohin si shtëpinë e tyre të dytë, pasi Vuçiq tha se duan të ndjehen edhe serbët njëjtë.
Me këtë rast ka ftuar Prishtinën, Podgoricën e Sarajevën që të bëhen pjesë e kësaj iniciative.
“Kemi rënë dakord që në çdo konferencë për shtyp t`u bëjmë thirrje homologëve tanë në Prishtinë, Podgoricë e Sarajeve, sepse për ne është e rëndësishme që të kuptojmë që ne po i bëjmë këto gjëra për ne për qytetarët tanë. Nuk dëshirojmë që këto ftesa t`i bëjmë politike, e dëshirojmë që këto tri kryeqytete të bëhen pjesë e kësaj nisme”, tha Vuçiq.
Vuçiq tha gjithashtu se kanë biseduar se si mund të ketë ulje të tarifave të autostradave për vendet e kësaj nisme.
Edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se është dita e tij e fundit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa, fton gjitha vendet e rajonit të bëhen pjesë e nismës.
“Qysh prej fillimit të nismës, unë dhe vëllezërit e m`i kemi nxjerr në pah faktin se ‘Ballkani i Hapur’ është proces autenik që ka nis nga tri vendet tona dhe është i hapur për gjitha vendet e rajonit. Gjitha vendet e kanë një ftesë të hapur për t`u bërë pjesë”, tha Zaev.
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani më 15 dhjetor kishte thënë se kjo iniciativë nuk i trajton të barabarta të gjitha vendet.
“Kjo iniciativë e filluar në Novisad që e ka ndryshuar emrin disa herë nuk është ndërtuar në përputhje me parimet themelore të bashkëpunimit ndër fqinjësor, që ndër të tjera kanë të bëjnë me përfshirjen e gjitha shteteve që nga lindja e iniciativave të tilla. Dhe e dyta nuk e nuk e pranon parimin e barabartë apo trajtimin e barabartë të të gjitha gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor”, kishte thënë Osmani.
Ndërkaq, Komisioneri për Zgjerim i Bashkimi Evropian, Olivér Várhelyi, gjatë takimit të mbajtur mes tre vendeve që janë pjesë e iniciativës “Ballkani i Hapur”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ka ftuar edhe tri vendet e tjera që nuk janë pjesë e kësaj iniciative që t`i kthehen bashkëpunimit rajonal.
Ndërkaq, dje në Shqipëri është mbajtur një protestë kundër vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe kundër nismës “Ballkani i Hapur”.
Kjo protestë ishte thirrur nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe është mbështetur nga simpatizantë të partisë opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë.