Nënkryetari i Prishtinës: Sot ka pasur më shumë kolona për shkak të disa aksidenteve

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka deklaruar se gjatë ditës së sotme ka pasur më shumë kolona në komunikacion për shkak të disa aksidenteve.

Ai këtë shkrim përmes rrjetit Facebook e bëri pasi shumë qytetarë janë ankuar për trafikun e ngarkuar në qytet, shumica duke e konsideruar shkak mbylljen e rrugës te Katedralja, tashmë, sheshi ‘Xhorxh Bush’.

“Të dashur, sot kemi pasur trafik më të dendur se zakonisht në qytetin e Prishtinës, për shkak të disa aksidenteve në komunikacion, në të njëjtën kohë, të cilat kanë shkaktuar kolona të gjata”- ka shkruar Zogaj.

Zgjatja e sheshit dhe mbyllja e kësaj rruge ka qenë premtim i kryetarit Përparim Rama, ai madje ka në plan që këtë shesh ta zgjasë gradualisht deri tek rrethi me flamur.