Foto: Ilustrim

Nën ndikim të akoolit ushtron dhunë ndaj familjes, policia e arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve e më pas ka sulmuar fizikisht babain e tij.

Incidenti ka ndodhur të dje rreth orës 21:15 në Mitrovicë të Jugut.

Sipas raportit të policisë nuk raportohet për të lënduar.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.