Derivatet e naftës, Ilustrim: Pixabay

Nën kërcënimin e armës vidhen 500 euro në një pompë derivatesh në Lipjan

Dy të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës, dyshohet se të martën kanë grabitur 500 euro në një pompë të derivateve në fshatin Banullë në Lipjan.

Raportimin për rastin në Policinë e Kosovës e kanë bërë dy viktimat, punëtorë të pompës, të cilët kanë thënë se të dyshuarit më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:26.

Tutje është thënë se në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore dhe se nuk raportohet për të lënduar.