Ilustrim

Në zonën 80 km/h voziti 162 km/h, gjobitet shoferi në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Një shofer është gjobitur nga Policia e Kosovës pasi ka vozitur me shpejtësi 162 kilometra në orë në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 kilometra, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Sipas njoftimit, të njëjtit i është shqiptuar gjobë prej 300 euro, dy pikë negative si dhe ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre muajve në Kosovë.

“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në zonën e fshatit Stanoc, gjatë matjes së shpejtësisë me radar kanë identifikuar kundërvajtësin i cili po  zhvillonte  shpejtësi prej 162 km/h, në zonën  ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h”- thuhet në njoftim.