Spitali i Gjakovës | Foto: KALLXO.com

Në Spitalin e Gjakovës 25 pacientë në oksigjeno-terapi

Spitali i Përgjitshëm i Gjakovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve ka trajtuar 41 pacientë për COVID-19, prej të cilëve 29 janë të konfirmuar pozitivë.

Kurse 25 janë me terapi të oksigjenit dhe 6 pritet të testohen.

“41 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid, 29 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv, 6 pacientë do të testohen, 25 pacientë me oksigjeno-terapi,” thuhet në njoftimin 24 orësh të Spitalit.

Në njoftim gjtihashtu theksohet se në mesin e stafit të spitalit të prekur janë 3 mjekë, 14 infermierë dhe 3 stafe mbështetës.

Deri sot në Kosovë janë infektuar 13,454 persona, prej tyre 525 kanë vdekur.