Në Skenderaj përurohet qendra rehabilituese për personat me aftësi të kufizuara

Në Skenderaj sot është bërë përurimi i Qendrës Rehabilituese për Personat me Aftësi të Kufizuara “Suhelja Ibrahim El Imadi”.

Kryetari Fadil Nura ka falënderuar kontribuuesit për financimin e këtij projekti të cilin e quan të rëndësishëm.

“Ja dhe një punë e mirë që u bë për personat me aftësi të kufizuara , si përfitues të drejtpërdrejt të shërbimeve rehabilituese dhe aktiviteteve tjera në funksion të integrimit të plotë në shoqëri, prerja e shiritit hapës të Qendrës Rehabilituese për Personat me Aftësi të Kufizuara “Suhelja Ibrahim El Imadi”  në Skenderaj. Shumë falënderues ndaj miqve nga Katari Ahmed Abdallah Al Khaxhe, Khalid Ibrahim Al Imadi dhe Aishe Abdallah Al Khaxhe, të cilët kontribuuan në financimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm” – ka shkruar kryetari Fadil Nura në rrjetin social “Facebook”.

Ky projekti është realizuar përmes Sh.e.k Qendresa Kosovare – Prishtinë.