Komuna e Prizrenit

Në rajonin e Prizrenit 14 të ndaluar, nuk respektuan masat e Qeverisë

14 persona në total janë shoqëruar në polici në rajonin e Prizrenit, të cilët nuk respektuan masat e Qeverisë për parandalimin e shpërndarjes së coronavirusit.

Sipas raportit të Policisë, në qytetin e Prizrenit, në katër raste të ndryshme, janë shoqëruar 6 persona, për mosrespektim të masave. Sipas Policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në fshatin Skorobisht të Prizrenit, janë shoqëruar në polici 7 persona të dyshuar për mosrespektim të masave. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Për të njëjtat arsye edhe në fshatin Piran është shoqëruar një person në polici.

Ndalimet kanë ndodhur dje para dhe gjatë orës policore.