Në ora 17:00 përfundon testimi i unazës qendrore në kryeqytet

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot në orën 17:00 do të përfundojë testimi i shndërrimit të Unazës Qendrore në qarkore njëkahëshe, i cili kishte filluar ditën e shtunë.

Në njoftim Komuna ka falënderuar qytetarët për durimin dhe ndihmën gjatë këtyre dy ditëve ndërsa ka theksuar se do të analizojnë të dhënat për hapat e ardhshëm.

“Testimi i Unazës njëkahëshe do të përfundojë sot në orën 17:00.Ju falënderojmë për durimin dhe ndihmën e juaj gjatë këtyre dy ditëve testuese. Do t’i analizojmë të dhënat e marra gjatë kësaj fundjave dhe do ju informojmë për hapat e  mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

Pamje nga testimi i shndërrimit të unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe