Në katër lokacione, policia konfiskon kartmonedha të dyshuara false

Policia e Kosovës ka njoftuar se në katër raste të ndryshme brenda 24 orëve të fundit, ka konfiskuar kartmonedha të dyshuara të jenë false.

Në Prishtinë është raportuar se me datë 13 tetor në një bankomat ishte deponuar nga një person një kartëmonedhë 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Monedha sipas policisë është konfiskuar nga forenzika.

Gjithashtu në Prishtinë është raportuar se dëshmitari, punëtor i postës së shpejt ka sjell në bankë një kartëmonedhë prej 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

“Monedha është konfiskuar nga forenzika” – thuhet në njoftimin e policisë.

Edhe në Prizren në një bankomat ishin deponuar disa kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuar.

Sipas njoftimit të Policisë, shuma e mjeteve është gjithsej 375,50 euro. Monedhat e dyshuara sipas policisë janë konfiskuar nga forenzika.

Ndërkaq në Gjakovë është raportuar se në një bankomat ishte deponuar një kartëmonedhe prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Edhe kjo monedhë e dyshuar është konfiskuar nga forenzika.