Foto: Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtis

Në depot e inspektuara u gjetën mbi 100 mijë shishe vaj

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se ka mbyllur dy depo të supermarketeve në Fushë-Kosovë dhe Graçanicë në orët e mbrëmjes.

Burime të KALLXO.com kanë bërë të ditur se rreth 100 mijë shishe vaj janë gjetur në njërën depo të një supermarketit në Çagllavicë ndërsa 26 mijë të tjera në depon tjetër të inspektuar.

Këto inspektime vijnë pas rritjes enorme të çmimit të vajit në Kosovë. Një shishe vaj është shitur 3.49 euro.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore ndaj bizneseve të cilat kanë vënë çmime të padrejta të shitjes së artikujve ushqimorë.

Paralajmërimi i rrejshëm i rritjes së çmimeve nga bizneset dënohet me burg