Avokati Besnik Berisha - Foto: Facebook

Ndalohet për 48 orë avokati Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh nën dyshimin për tri vepra penale bashkë me tre persona të tjerë N.Xh., I.S., dhe R.C.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar avokati i Berishës, Naim Rudari.

Sipas Rudarit, arrestimi i Brishës ka qenë arbitrar dhe i jashtligjshëm.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se kanë arrestuar katër persona të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale të dhënies së ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale, pengim i të provuarit dhe ushtrimit të ndikimit.

Tutje prokuroria në bazë të njoftimit ka thënë edhe se shtëpitë dhe pronat e të dyshuarve janë bastisur gjatë ditës së sotme me urdhër të Gjykatës në Ferizaj.

KALLXO.com mëson se të dyshuarit janë arrestuar për një rast të fajdeve, ndërsa rastin ka qenë duke e hetuar nga Drejtoria për Krimet e Rënda në polici së bashku me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Avokati Besnik Berisha, një ish-polic e dy persona të tjerë dyshohen për ndikim në një rast të fajdeve