Ilustrim: Policia e trafikut. Foto: Kallxo.com

Ndalohet kontrabanda me migrantë në afërsi të urës së autostradës

Dy persona të dyshuar janë arrestuar nga policia në afërsi të urës së autostradës në Vërmicë për kontrabandë me migrant.

Sipas njoftimit të policisë, patrulla e Policisë Kufitare, ka ndaluar dy automjete të cilat kanë qenë duke pritur nëntë persona refugjatë duke hyrë në automjete.

Policia ka sqaruar se të njëjtit kanë hyrë në mënyrë ilegale nga Shqipëria në Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se dy drejtuesit e automjeteve, e vendim të prokurorit, ju është caktuar masa e ndalimit ër 48 orë.