Ilustrim

Ndalohet i dyshuari i katërt për rastin e vetaksidentit me fatalitet në Gjilan

Një person u arrestuar lidhur me një aksident me fatalitet të datës 25 janar 2024.

Aksidenti kishte ndodhur në rrugën Nacionale Gjilan-Pikëkalimi kufitar Dheu i Bardhë.

Personi i arrestuar është i dyshuari i katërt.

Pas intervistimit, prokurori vendosi ta dërgojë në mbajtje.

Më 26 janar u raportua për tre të arrestuar pasi që nuk i kishin dhënë ndihmë viktimës pas vetaksidentit dhe u larguan nga vendi i ngjarjes.

Sipas Prokurorisë, vetaksidenti ka ndodhur më 25 janar, rreth orës 00:50, gjatë një gare me vetura e zhvilluar në rrugën nga Gjilani deri në fshatin Dobërçan.

 

Gjilan, vdekja e një personi në vetaksident, ndalohen 3 të dyshuar