Foto: Ilustrim

Ndalohen dy persona, njëri arrestohet për sjellje të keqe ndaj policisë

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka ndaluar një veturë në të cilën gjendeshin dy kosovar me shtetësi franceze.

Dy personat e ndaluar nuk kishin pasur leje për lëvizje të lirë ashtu siç ka kërkuar Qeveria e Kosovës për shkak të gjendjes së pandemisë COVID-19.

Ndalimi është bërë në fshatin Babush të Komunës së Ferizajt.

Pasi që i ngasësi i veturës i ka pasur sjellje të keqe me policinë i njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.