Nasuf Bejta betohet si deputet i Kuvendit

Nasuf Bejta nga Lista Guxo është betuar sot si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Bejta do ta zëvendësojë deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, e cila ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetes më 21 shtator.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e fundit ka marrë vendim për zëvendësimin e ish-deputetes së VV-së, Vasfije Krasniqi me Nasuf Bejtën.

Në zgjedhjet e fundit qendrore, Bejta kishte garuar me numrin 64 dhe kishte arritur t’i marrë rreth 5 mijë e 763 vota.

Nasuf Bejta nga Lista Guxo kishte qenë kundërkandidat i Vjosa Osmanit për pozitën e presidentit.