Naser Osmani, ish-deputet i LDK-së

Naser Osmani: Nuk do të jem në listën për deputet

Gjashtë herë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Naser Osmani, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore të LDK-së në zgjedhjes e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.

“Duke e vlerësuar pafundësisht besimin që më keni dhënë dhe për të garantuar proces gjyqësor pa asnjë ndikim dhe pas asnjë dyshim, kam vendosur që, përkundër propozimit nga Dega e Lipjanit, të mos jem pjesë e listës së LDK-së, partisë sime të përjetshme”, ka njoftuar Osmani përmes llogarisë së tij në Facebook.

Në postimin e tij Osmani ka përmendur procesin gjyqësor që është duke u zhvilluar kundër atij.

Ai këtë aktakuzë e ka quajtur pa asnjë bazë të arsyeshme dhe pa asnjë fakt.

“Kundër meje ka filluar një proces gjyqësor, mbi një aktakuzë pa asnjë bazë të arsyeshme edhe pa asnjë fakt. Ekspertiza gjyqësore e dëshmon të kundërtën e pretendimeve të prokurorit dhe e vë në pah pastërtinë time të plotë”, ka shkruar Osmani.

Bashkë me ish-kryeministrin e Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, dhe me Atdhe Gashin, Naser Osmani po akuzohet nga Prokuroria Speciale për fondet e tre-përqindëshit.

Aktakuza ‘pa zë’ për fondin 3 për qind

Naser Osmani është edhe pjesë e Kryesisë së LDK-së.

Pas raportimit të Drejtësia në Kosovë Haki Rugova do të gjykohet për konflikt interesi