Meliza Haradinaj- Stublla, In Middle LTD

MPJD: Vendimi për pezullim nuk i përfshinë konsujt dhe ambasadorët

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një komunikate për media ka sqaruar për vendimin e ministres Meliza Haradinaj- Stublla për pezullimin e përkohshëm të disa vendimeve të ish ministrit Glauk Konjufca për shërbimin e jashtëm.

Sipas reagimit të Ministrisë, vendimet e ministres Haradinaj- Stublla nuk i përfshinë konsujt dhe ambasadorët.

“Nuk bëhet fjalë për anulim, por për pezullim të përkohshëm të vendimeve për kthim të disa diplomatëve, të nënshkruara nga ish-Qeveria e shkarkuar. Vendimi për pezullim nuk i përfshinë konsujt dhe as ambasadorët”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Në reagim thuhet se brenda 7 ditëve të ardhshme pritet të shqyrtohen vendimet veç e veç.

“MPJD njofton opinionin se këto vendime do të shqyrtohen veç e veç brenda afatit 7 ditor, dhe se vendimi përfundimtar do të merret pa asnjë paragjykim lidhur me vendimet e mëparshme apo pezullimin aktual të tyre”, thuhet në fund të komunikatës.

Në lidhje me vendimet e djeshme të ministres Haradinaj Stublla ka reaguar ish ministri Konjufca duke shkruar se vendimi për anulim, tregon për “orientimin thellësisht të gabueshëm politik të LDK-së”.

Konjufca pas anulimit të disa vendimeve të tij: Avdullah Hoti është i shantazhueshëm nga PAN-i