MPJD jep detaje për operacionin e kërkimit të tre personave që ranë me veturë në lumin Lepenc

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, është deklaruar pas aksidentit ku një veturë me targa vendore ka humbur drejtimin në aksin rrugor Bllacë-Shkup dhe ka përfunduar në lumin Lepenc.

Sipas njoftimit, në veturë ndodheshin katër pjesëtarë të një familjeje nga Kosova. Njëri prej tyre, thuhet se ka arritur që të dalë nga lumi Lepenc, përderisa të tjerët janë në kërkim.

“Në vendngjarje ka dalë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, të shoqëruar nga zëvendësministri i brendshëm i RMV Nazim Bushi. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes procedurave të përshpejtuara ka lehtësuar dhe koordinuar kalimin e njësiteve të specializuara të kërkim-shpëtimit nga Kosova për në territorin e RMV-së, pas kërkesës së autoriteteve maqedonase”

“Krahas ekipeve të specializuara të Maqedonisë së Veriut, që në orët e hershme të mëngjesit pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit janë njësiti relevant nga FSK dhe ai nga Policia e Kosovës. Për shkak të rreshjeve të shumta të ditëve të kaluara, operacioni është duke u realizuar me disa vështirësi por pa epilog deri më tani” – thuhet në deklaratën për media të ambasadës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut.