MPB: Vatra më serioze e zjarrit është në Shtupeq të Pejës

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se fshati Shtupeq i Pejës është vatra më serioze e cila është përfshirë nga zjarri.

MPB ka shtuar se ende disa lokalitete janë të përfshira nga zjarri në Kosovë.

“Aktualisht vendi ynë vazhdon të jetë i përfshirë në disa vatra zjarri, nëpër disa lokalitete të Kosovës. Vatra e cila për momentin është më serioze, është fshati Shtupeq i Pejës”, thuhet në njoftim.

Në Kosovë gjatë ditëve të fundit disa pjesë të qyeteteve si Suhareka dhe Peja janë përfshirë nga zjarri.

Autoritetet kanë bërë të ditur se janë në vendin e ngjarjes duke u munduar t’a ndalin zjarrin.