Motra e Ukshin Hotit

Rrëfimi me lot i motrës së Ukshin Hotit

Myrvete Kosumi, motra e veprimtarit Ukshin Hoti, në emisionin “Jeta në Kosovë” mes lotësh ka rrëfyer luftën e saj për të gjetur gjurmët e të vëllait.

“Pas luftës erdha në Prishtinë me shpresën që do ta gjej, se është diku, ka dalë prej burgut. 2 javë ajo shpresë më mbajti. Pas dy jave më është dukur se ka ardhur te ballkoni edhe më ka thirrë: Motër, a më harrove a? Më duket se Ukshini erdh. Jo ëndërr por intuita e tij”, tha ajo.

“Gjitha institucionet kam shkuar, edhe në Qeveri edhe me kryeministra që ndërrojshin për çdo ditë. Fillimisht kam shku tek Kryqi i kKuq edhe kam shkuar te Kryqi i Kuq i Kosovës edhe që 21 vite s’kemi mujtë me gjetë Ukshin Hotin”, shtoi ajo.

.