Moti/Ilustrim-Lagjia 'Dardania'

Moti sot në Kosovë

Një mot të ndryshueshëm, i vranët herë pas here me intervale me diell do të mbajë sot në Kosovë.

Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat vende- vendej parashihen të sjellin reshje shiu .

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.

Gjithashtu sipas IHK-së do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.