Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat e sotme do të sillen rreth 17-20 gradë celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-36 gradë celsius.

Sipas njoftimit të IKHMK-së, gjatë këtyre ditëve do të mbajë mot me diell dhe vranësira, gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihen edhe kushte për reshje shiu.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.