Moti sot, mjegull dhe intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se moti sot do të jetë i ngjashëm me atë të djeshmin, me ç’rast temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

Sipas Institutit, në ultësira parashihet të ketë mjegull për shkak të prezencës së inverzionit termik dhe temperaturat mbeten të ulëta, ndërsa në viset e larta parashihet të ketë rreze dielli dhe temperatura mbi vlerat e mesatareve.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.