Ilustrim: NASER FEJZA

Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i vranët.
“E mërkurë – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime. Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta dhe mjegull. Minimalet do të lëvizin ndërmjet – 2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius”- bën të ditur IHMK.
Moti i ngjashëm pritet të mbajë edhe ditën e nesërme.
“E enjte – Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius”- njofton IHMK.