Ilustrim: NASER FEJZA

Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.
“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu”- njofton IHMK.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 1-4 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.
IHMK njofton se nesër pritet të mbajë mot po ashtu i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, mdërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.