Ilustrim: NASER FEJZA

Moti për sot

Mbi vendin tonë sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe me reshje shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë mot i vranët.
“Vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu. Si pasojë e ndryshimit të grafikut termik në orët e para mund të paraqitet mjegull e radiacionit ( rrezatimit tokësor). Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius”.
Mot i ngjashëm pritet edhe ditë e enjte.
“E enjte – Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndyshime, pasiqë do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake,përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë më të ulëta. Minimalet 5-7 gradë Celsius, mdërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius”.