Bregdeti i Dhërmiut dhe i Palasës i fotografuar nga Qafa e Llogarasë | Foto L LSA

Mot i ligë në Shqipëri, pezullohet lundrimi në Vlorë dhe Durrës

Reshjet e shiut dhe stuhitë kanë përfshirë qytetet bregdetare të Shqipërisë ditën e sotme.

Situata më e përkeqësuar është në qytetin e Vlorës, raporton Euronews. 

Kapiteneria e portit ka njoftuar pezullimin e lundrimit të anijeve për shkak të dallgëve të mëdha në det. Ndërsa, bashkia u ka bërë thirrje qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet e panevojshme me mjete, në akset problematike.

Edhe në qytetin e Durrësit, Kapiteneria ka urdhëruar mos daljen në det të anijeve të tonazhit të mesëm dhe të vogël.