Policia e Kosovës

Mosmarrëveshje për pronë në Gjakovë, arrestohen katër të dyshuar për kanosje

Pas një mosmarrëveshje verbale rreth një kontesti pronësor, katër persona kanë përfunduar prapa grilave të martën në Gjakovë.

Siç njoftoi Policia e Kosovës, me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Pas një mosmarrëveshje verbale, rreth një kontesti pronësor në mes të katër të dyshuarave meshkuj  kosovarë është sulmuar fizikisht dhe kanosur verbalisht me jetë viktima mashkull kosovar” – thuhet në njoftimin e forcave të rendit.

“Katër të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy pre tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar” – thuhet në raportin 24-orësh.