Foto: Ilustrim

Mosmarrëveshja në trafik, shkak i vdekjes së një burri në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një burrë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar i panjohur për të.

Policia ka thënë se viktima është dërguar në tretman mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka vdekur.

Ngjarja është raportuar se ka ndodhur më 12 shtator 2022, rreth orës 20:55.

Sipas njoftimit, me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Tutje është thënë se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.