Ilustrim

Podujevë, një person gjuan me armë në aheng, vet-plagoset dhe më pas arrestohet

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Surkish të Podujevës, pasi që ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng. Sipas Policisë, i dyshuari ka mbetur edhe i plagosur.

Pas tretmanit mjekësor, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa arma me gaz dhe tre fishekë është konfiskuar.

Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Surkish të Podujevës.