Policia e Kosovës

Mosmarrëveshja mes fqinjëve, përdoren dhe armët, arrestohen dy persona në Gjilan

Dy persona janë arrestuar pas një mosmarrëveshje në fshatin Uglarë të Gjilanit, ku u përdorën edhe armët e zjarrit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pushkë automatike me 21 copë fishekë.

Policia ka thënë se rasti ka ndodhur ditën e djeshme, ku pas një përleshje fizike, njëri prej të dyshuarave ka shtënë në drejtim të shtëpizave të të dyshuarit tjetër dhe familjarëve të tij.

“Si pasojë e përdorimit të armës nga predhat e fishekëve të armës janë goditur shtëpitë e të dyshuarit dhe një veturë e parkuar” – thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, i dyshuara që ka shtënë më armë është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.