Objekti ku ndodhi shpërthimi në Lushnjë, Foto: REL

Momenti i shpërthimit në Lushnjë nga i cili vdiqën babë e bir - VIDEO

D persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në zonën industriale të qytetit të Lushnjës në Shqipëri, më 01.02.2024.

Mediat në Shqipëri kanë publikuar pamjet e shpërthimit nga i cili vdiqën babë e bir. Videon mund ta shihni në këtë LINK, raportuar nga Euronews Albania. 

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

 Ministri i Punëve të Brendshme në Shqipëri Taulant Balla, e konfirmoi se Në mesin e të lënduarve është edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela.

Ministri Balla deklaroi se Policia në bashkëpunim me Prokurorinë po zhvillojnë hetimet lidhur me rastin.

“Ndërkohë Policia e Shtetit bashkëpunim me Prokurorinë prej momentit të parë po zhvillon të gjitha hetimet për të identifikuar shkaqet dhe përgjegjësitë në këtë rast do ta quaja rast tragjedi” – tha ai.

Përveç kësaj, ai njoftoi se e ka vizituar ambientin ku ka ndodhur shpërthimi dhe së bashku me Bashkinë e Lushnjës do të vlerësojnë dëmet e shkaktuara për të marrë masa.

“Me Bashkinë do të fillojmë menjëherë të vlerësojmë edhe dëmet e shkaktuara në zonën përreth, sepse shpërthimi ka qenë i fortë. Unë kam qenë aty dhe kam parë se si, pothuajse të gjitha ndërtesat për rreth kanë pësuar dëme, duhen vlerësuar dëme dheduhen të marrim masat nëse do të duhet të strehojmë ata që do të kenë nevojë për mbështetjen tonë” – përfundoi Balla.